Librazhd, zjarr i fuqishëm në një masiv me pisha
LIBRAZHD- Zjarr në një masiv me pisha në Librazhd. Mësohet se zjarri i rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Kuturman është i përmasave të mëdha.
Drejt vendngjarjes janë nisur dy zjarrfikëse, por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e tyre për shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por sic deklaron shefi i shërbimit të stacionit zjarrfikës, në Librazhd, Safet Qarri, zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Qarri shprehet se në fshatin Kuturman janë disa vatra zjarri, prandaj ka edhe dyshime se mund të jenë ndezur qëllimisht.
Fatmirësisht prej zjarrit nuk rrezikohen banesat e fshatit, por terreni I vështirë bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, sic thotë edhe Shefi i zjarrrfikësve.
(ma.ar/BalkanWeb)