E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove arrestohet ish-drejtori i Dardania

Oficeret e Policise se Kosoves arrestuan diten e sotme ish-drejtorin e pergjithshem te kompanise se sigurimeve Dardania.

Keshtu njofton vete Policia e Kosoves dhe ajo e misionit EULEX ne nje komunikate te perbashket per shtyp por pa bere te ditur identitetin e personit te arrestuar.

Nderkohe qe ne media personi ne fjale identifikohet si Mehmet Duqi. Arrestimi ka lidhje me nje hetim financiar te drejtuar nga Prokuroria Speciale e Kosoves.

Sipas komunikates per shtyp ish-drejtori i kompanise se sigurimeve Dardania ne prani te avokatit mbrojtes eshte marre ne pyetje nga prokurori i Prokurorise Speciale te Kosoves.

Po ashtu gjate se enjtes Drejtoria per Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policise se Kosoves ne rajonin e Gjilanit ka bastisur zyrat e kompanise PPMD ne Shterpce.

Kjo bastisje eshte autorizuar nga gjykatesi i procedures paraprake te EULEX-it dhe eshte bere ne lidhje me hetimet penale per pastrim te parave shmangie te tatimit dhe krim te organizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›