Kosovë, arrihet marrëveshja Thaçi-Pacolli

Duket se dy liderët ai i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i AKR-së Behgjet Pacolli kanë finalizuar marrëveshjen për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Sipas mediave kosovare të cilat citojnë burime të afërta me PDK-në thuhet se Thaçi ka pranuar kushtet e Pacollit, dhe do t`ia japë atij postin e Presidentit të Republikës.
AKR-ja gjithashtu me këtë version do t`i marrë një zv/kryeministër dhe 4 ministri për të udhëhequr, por ende nuk është përcaktuar cilat.