E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, shënohet viktima e dytë nga virusi A/H1N1

Është regjistruar edhe viktima e dytë këtë vit nga virusi A/H1N1 në Kosovë. Sipas mediave kosovare viktima nga gripi i derrit është një 16-vjeçar nga Podujeva i cili ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë.
 

Lajmi konfirmohet për mediat kosovare nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. Ai ka theksuar se deri më tani në Kosovë janë të regjistruara 156 raste me gripin e derrit.
 

Në janar të këtij viti një 46-vjeçare nga Prishtina vdiq në Klinikën Infektive nga virusi A/H1N1.
 

Sipas mediave kosovare janë edhe tre pacientë të infektuar me gripin e derrin, gjendja e të cilëve është mjaft e rëndë, ndërkohë për momentin në mjekim në QKUK gjenden 43 të prekur nga ky grip vdekjeprurës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›