Kosovë, bllokimi i mallrave serbe nuk ndikon tek çmimet

Vendimi për ndalimin e mallrave nga Serbia në Kosovë nuk ka rezultuar me impakte negative për konsumatorët kosovarë. Çmimet vazhdojnë të jenë njësoj.
Por media kosovare, shkruan se rezultatet negative pritet të reflektohen në Serbi, ku parashikohen humbjet e miliona lekëve nga pamundësia e eksportit të mallrave të tyre në Kosovë. “Nuk është vërejtur asnjë impakt negativ te ne. Përkundrazi kemi shenja se prodhuesit tanë janë përgatitur të marrin vetën për tu ofruar konsumatorëve produkte me çmime edhe më të ulëta. Vendimi është në fuqi dhe do të jetë për masat e reciprocitetit”, është shprehur këshilltari i minstres së Tregëtisë, Bernard Nikaj.