E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, bllokohet qarkullimi i makinave të EULEX-it në Zubin Potok

Dhjetra qytetarë serbë kanë bllokuar sërish sot rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, në shenjë proteste me arrestimin e një të dyshuari serb për vepra kriminale.

Sipas policisë së Kosovës rreth njëzet persona, banorë të Zubin Potokut, kanë bllokuar me makinat e tyre rrugën nacionale duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Sipas policisë në ndryshim nga ditët e tjera protestuesit kanë bllokuar vetëm njërin aks të rrugës, ndërsa po lëvizja është ndaluar vetëm për automjetet e EULEX-it.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›