Xavi: Abidal, shembull për njerëzimin

Xavi ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Eric Abidal për rikthimin në fushë pas rikuperimit nga sëmundja e kancerit.
Mbrojtësi francez iu nënshtrua një operacioni në mars pasi kishte tumor nga mëlçi, por arriti të rikuperohet shpejt dhe u rikthye në formacion brenda dy muajsh.
“Ai ka treguar se është një shembull për gjithë njerëzimin. Ai është reprezentues për gjithçka, vlerat e tij, aftësinë garuese, shërbimin, përfshirjen dhe tejkalimin e sëmundjes dhe dëshirën për t`u rikthyer. Ju as që mund të mendoni se ai është operuar”.
“Unë nuk kam përjetuar ndonjë situatë të tillë ku është në pikëpyetje jeta. Tani ai është rikthyer dhe është po aq i fuqishëm si ka qenë edhe para operimit, është e mahnitshme. Ai është një shembull për shumë njerëz. Ai reflekton aq shumë qetësi. Ne ishim më shumë në ankth se sa ai. Rikthimi i tij është një lajm i madh”, ka thënë Xavi.