E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove debat ne Kuvend per fusnoten

Deputetët e pozitës dhe opozitës në Parlamentin e Kosovës kanë debatuar ashpër në seancën e së enjtes mbi mënyrën e përfaqësimit të vendit në nismat rajonale.

Sipas raportimeve të “RTK”, deputetët opozitarë kanë bërë akuza të ashpra në adresë të qeverisë Thaçi për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, që parashikon përfaqësimin e Kosovës me një fusnotë të shoqëruar me rezolutën 1244.

Deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti ka deklaruar se kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend, pasi sipas tij përbën një problem të madh e të rëndësishëm.

Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama i ka Kompromiset e qeverisë me Serbinë janë alarmante, pasi përmes tyre është ringjallur rezoluta 1244

Alma Lama
Deputete e Vetëvendosjes cilësuar si “alarmante” kompromiset e qeverisë me Serbinë, “pasi përmes tyre është ringjallur rezoluta 1244”.

Akuzat nuk i ka kursyer as deputeti i AAK-së, Ardian Gjini, i cili ka theksuar se gjendja në të cilën ndodhet Kosova vjen si pasojë e keqqeverisjes.

Nga ana e tyre, deputetët e mazhorancës kanë dhënë garancinë se mënyra e përfaqësimit të Kosovës është e përkohshme dhe se pavarësia e vendit është e pakthyeshme.

“Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, Kosova mori ofertën për fillimin e studimit të fizibilitetit. Një ofertë e tillë u bëhet vetëm shteteve të pavarura dhe sovrane”, ka deklaruar deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami.

Ndonëse kundërshtohet nga opozita, marrëveshja e arritur më 24 shkurt është vlerësuar maksimalisht nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe nga zyrtarë të shumtë evropianë, mes të cilëve Catherine Ashton.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›