Ashton Kosova do te flase vete

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton ka deklaruar se
marrëveshja “historike” mes Serbisë dhe Kosovës do t’i mundësojë kësaj
të fundit që të përfaqësohet vetë në nismat rajonale.
Duke folur nga Brukseli pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, zonja Ashton ka nënvizuar se administrata ndërkombëtare në Prishtinë ia ka lënë vendin qeverisë kosovare.
“Kjo marrëveshje do të thotë se Kosova do të marrë pjesë dhe do të flasë vetë për veten e saj në më shumë se 35 forume të ndryshme rajonale. Kosova po ashtu do të jetë në gjendje të nënshkruajë vetë marrëveshjet. UNMIK-u tashmë ka deklaruar se do t’i Kjo marrëveshje do të thotë se Kosova do të marrë pjesë dhe do të flasë vetë për veten e saj në më shumë se 35 forume të ndryshme rajonale. Kosova po ashtu do të jetë në gjendje të nënshkruajë vetë marrëveshjet
Catherine Ashton
Shefe e Politikës së Jashtme të BE lërë këto të drejta për Kosovën”, ka deklaruar Ashton, bën të ditur "Europa e Lire".
Përfaqësuesja e Lartë e Unionit e ka vënë theksin edhe tek rëndësia e zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve, duke nënvizuar se ajo do të afrojë dy vendet me BE-në.
“Ne gjithmonë e kemi thënë se qëllimi i dialogut është t’i sjellim palët më afër Bashkimit Evropian”, ka thënë Ashton, duke shfaqur shpresën për hapa të tjerë të Kosovës drejt BE-së.
“Ne kemi nisur dialogun për vizat, kemi vendosur marrëdhëniet kontraktuale dhe kemi përfshirë Kosovën në programet e BE-së”, ka pohuar Ashton.
Marrëveshjet me Serbinë i ka vlerësuar edhe vetë kryeministri kosovar Hashim Thaçi, i cili e ka cilësuar si një moment historik për Kosovën nënshkrimin e saj dhe avantazhet që ajo ka sjellë për shtetin e ri të Ballkanit.
“Mendoj se këta hapa janë të vështirë për shkak të së kaluarës, por janë të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët evropiane”, ka thënë Thaçi në konferencën e përbashkët për shtyp.
Marrëveshja e arritur më 24 shkurt mes dy delegacioneve parashikon përfaqësimin e Kosovës me një fusnotë të shoqëruar me rezolutën 1244, vendimin e GJND-së për pavarësinë dhe me një asteriks.