Kosove debate per privatizimin e PTK-se

Deputetet e opozites kane kundershtuar privatizimin e PTK-se. Ata kane kerkuar nderprerjen e menjehershme te ketij procesi pasi sipas tyre nuk eshte momenti i duhur per privatizimin e kesaj pasurie shteterore.
Debati parlamentar lidhur me procesin e privatizimit te PTK-se eshte bere me kerkese te grupit parlamentar te Lidhjes Demokratike te Dardanise.
Besa Gaxherri deputete e kesaj partie ka kerkuar nga qeveria qe ti ofroje Kuvendit argumente te fuqishme se me privatizimin e kesaj kompanie Kosova do te fitoje politikisht dhe ekonomikisht me shume sesa aktualisht.
Nderkohe ministri i Ekonomise dhe Financave Ahmet Shala ka deklaruar se per privatizimin e PTK-se ka nje baze ligjore.
Sipas tij motivet per privatizimin e ketij institucioni jane paraqitur ne strategjine perkatese te cilen e kane miratuar ne parim ligjvenesit kosovare.