E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve te medhate sgabojne

U luajten ndeshjet e para te fazes ne grupe per grupet E F G dhe H. Kryendeshja e kesaj mbremjeje ajo mes Bajernit dhe Romes ne grupin E u fitua nga gjermanet me rezultatin 2-0.

Golat per bavarezet u shenuan qe te dy ne pjesen e dyte te takimit fillimisht me Myler ne minuten e 79-te dhe Klose ne te 83-en. Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi rumunet e Cluj fituan ndaj zvicerianeve te Bazelit me rezultatin 2-1.

Ne grupin F Spartaku i Moskes trondit Marsejen ne France duke fituar minimalisht 0-1 ndersa Celsi i Ancelotit shkaterroi 1-4 modestet e Zilinas.

Grupi me 20 trofe te Liges se Kampioneve ai G nuk ka dhene asnje surprize. Reali fitoi 2-0 me Ajaksin po aq edhe Milani me Aukserin.

Ne grupin H Arsenal fiton me goleade ndaj Brages. Topcinjte fituan 6-0 ne Londer ndaj portugezeve. Nderkohe Shaktari mundi 1-0 Partizanin e Beogradit.

Liga e Kampioneve rikthehet pas dy javesh me ndeshjet e dyta te grupeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›