E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, dekretohen 4 ambasadorë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekretoi katër ambasadorë të rinj të Kosovës mes të cilëve edhe ambasadorin në Republikën e Shqipërisë. Përfaqësuesit e Republikës më të re janë: Gazmend Pula në Tiranë, Avni Spahiu në Uashington (SHBA), Bekim Sejdiu në Ankara (Turqi) dhe Anton Berisha në Lubjanë (Slloveni).
Ndërkohë dje, presidenti Sejdiu dekretoi ambasador të Kosovës në Berlin (Gjermani) Vilson Mirditën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›