E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli/ Murdok mbyll gazetën "The London Paper"

Manjati i mediave, Rupert Murdok përgatitet të mbyllë gazetën "The London Paper", si pasojë e krizës ekonomike. Në deklaratën e Kompanisë News International, që është edhe botuese e gazetës, vetëm vitin e fundit gazeta ka dalë me një bilanc negativ prej 25 milion dollarësh dhe se së shpejti po mendohet për mbylljes e saj.
"The London Paper" shpërndahej falas dhe qëndronte në këmbë në sajë të reklamave, por kriza financiare globale bëri të veten.
The London Paper doli në botim para tre vitesh në muajin gusht si pjesë e grupit mediatik Daily Mail për të konkurruar gazetat e tjera që shpërndaheshin falas si Metro dhe London Lite.
Xhejms Murdok, djali i Ruperit dhe njëkohësisht Drejtor i Evropës i Kompanisë News International, deklaroi se "stafi i gazetës The London Pape kanë bërë një punë të lavdërueshme përgjatë këtyre viteve por pritshmëritë nga tregu i gazetave falas kishte rënë së shumti." Në deklaratë cilësohej se gazeta do të mbyllej përfundimisht më 18 shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›