E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, dy pikat kufitare i kthehen normalitetit

Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, në Meradarë dhe Dheu i Bardhë, qarkullimi i njerëzve dhe i automjeteve po zhvillohet normalisht, nuk janë vërejtur kolona të zakonshme të ngarkesave komerciale në kamionë, raporton Info Globi.

Pritjet për kalimin e kufirit zgjasin vetëm aq sa zgjat kontrolli i dokumentacionit në të dy anët e kufirit.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka raportuar se sot gjatë ditës priten të dalin me njoftimet
se kur do të vazhdojnë me aksionin e tyre “Serbia nuk kalon”.

Ndërkohë, nga përleshjet e djeshme, shumica e të arrestuarve raportohet se janë liruar, ndërsa 15 vazhdojnë të mbesin në burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›