Virozat e stinës, fluks fëmijësh në Pediatri

Fluks pacientësh dhe rradhë të zgjata për vizita në pediatrinë e Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”. Ulja e temperaturave nën 0 gradë celcius ka çuar në rritjen e numrit të personave që preken nga infeksionet respiratore dhe vizorat gripale. Më tepër të ndjeshëm ndaj motit të ftohtë janë fëmijët të cilët janë paraqitur tek mjeku me tempertaurë të lartë dhe dhimbje fyti. Xhoela 4 vjeçare ka 3 ditë me temperaturë të lartë dhe mjekët i kanë thënë se duhet të shtrohet në spital.
Si rasti i kësaj vajze të vogël janë të shumtë. Sipas mjëkve nënat nuk i çojnë për vizite fëmijët e tyre që kur shfqen simptomat e larta. Por edhe kur janë pas dyerve të mjekut, këta të sëmurë u duhet të presin me orë të tëra në rradhë.
Kjo është java që ka numri më të lartë të personave të prekur me grip ku në regjistër janë shënuar rreth 13.000 raste në javë, 40% prej të cilëve janë fëmijë.