Kosovë, dyshime për një plan shkatërrimi të tregut financiar

Ish- guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Hashim Rexhepit dhe kolegëve të tij pritet t`u rëndohet barra e akuzave.
Sipas mediave kosovare përveç pesë veprave për të cilat ishin arrestuar në korrik të vitit të kaluar dhe falimentimit të kompanisë së sigurimeve “Kosova” ndaj ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe disa ish-zyrtarëve ndërkombëtarë është ngritur kallëzim penal edhe për falimentim të qëllimshëm të Bankës Kreditore të Kosovës.
Kallëzimi është ngritur nën dyshimin se falimentimi dhe mbyllja e bankës është bërë me qëllim plaçkitjeje të parave të deponuara përfshirë edhe 15 milionë euro të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Në kallëzim përmendet një plan për falimentimin e të gjitha bankave komerciale të Kosovës dhe të kompanive të sigurimeve. Policia dyshon se ky grup zyrtarësh planifikonin që në treg të operonin vetëm dy banka me kapital të huaj.