Greqia në pritje të katër aeroplanëve ushtarakë
Greqia pret katër aeroplanë ushtarak "Mirazh" të arrijnë nga Katari në bazën ushtarake amerikane Suda të ishullit Kretë sot, deklaroi një përfaqësues i Ministrisë greke të Mbrojtjes.
Ai nuk bëri të qartë se cili do të jetë misioni i tyre, por përfaqësuesit perëndimorë njoftuan se aeroplanët e Katarit do të marrin pjesë në sigurimin e zonës së ndaluar për fluturime mbi Libinë, sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.