E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove fushate kunder shfrytezimit te femijeve

Ne Kosove po u behet thirrje qytetareve qe te mos u japin para lypsave. Por as policia dhe Ministria per Pune dhe Mireqenie Sociale nuk ka asnje strategji per largimin e tyre nga rruget e Prishtines.

Gjendja e pandryshuar ne terren ka bere projekti i nje viti me pare i perkrahur nga OSBE te riperseritet prape perpara opinionin publik kosovar.

Numri i femijeve lypes eshte ne rritje e sidomos nga ata te komuniteteve rome te Shqiperise.

Deri me tani policia ka arritur te zbuloje vetem nje rast te trafikimit dhe perfshirjes se femijeve per lypje.

Vetem nga Shqiperia ne periudhen janar-shtator kane qene 260 raste dhe te gjitha keta jane proceduar nepermjet gjykatave dhe jane cuar jashte Kosoves eshte shprehur Fahredin Gerbovci policia e Kosoves.

Ne kete situate krize tek familjet qe nuk kane kujdestar dhe te rritur ky problem eshte veshtire qe te luftohet theksoi Fehmi Ibrahimi Ministria per Pune dhe Mireqenie Sociale.

Shkalla e larte e papunesise ne Kosove nuk jep shpresa per largimin e lypesve nga rruget vendit.

E aq me e pashprese mbetet mundesia e strehimit apo largimit te femijeve nga rruga dhe sistemimi i tyre neper shkolla.

Kjo situate mbase edhe per shume vjet vetem do te rrise numrin e lypesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›