Maqedoni Gjykata Ivanovski nesherbimet sekrete
SHKUP-Gjykata Adminstrative e Maqedonise ka mbeshtetur sot vendimin e Komisionit per Verifikimin e Fakteve qe deshmon se anetari i Gjykates Kushtetuese Trendafil Ivanovski ka bashkepunuar ne te kaluaren me sherbimet sekrete. Zoti Ivanovski i cili ishte kryetar i Gjykates Kushtetuese deri para pak ditesh ishte ankuar vete ne Gjykaten Administrative duke pretenduar se dosja e tij ishte fabrikuar dhe se asnjehere nuk kishte qene bashkepunetor i sherbimeve sekrete por perkundrazi viktime e tyre. Ai ka paralajmeruar se do te ankohet edhe ne Gjykaten e Larte dhe ne qofte se perseri merr vleresime te njejta atehere do te ankohet para institucioneve nderkombetare dhe ne Strasburg.
Ish kryetari i Gjykates Kushtetuese ne Maqedoni Trendafil Ivanovski eshte personaliteti i pare publik te cilin Komisioni maqedonas i Lustrimit e nxjerr si bashkepunetor te sherbimeve sekrete gje qe bie ndesh me ligjin e vendit per te ushtruar nje post publik.
Komisioni nderkaq i ka hedhur poshte si te pabaza kopjet e dosjeve qe akuzonin drejtuesit e Bashkimit Demkoratik per Integrim si ish-bashkepunetore dhe informatore te sherbimit jugosllav UDB-a.
d.b/VOA/BalkanWeb