E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, ikin dy deputetë nga “Vetëvendosja"

Dy deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” që fituan mandatin në krah të kësaj të fundit, ende pa hyrë në Parlament, kanë vendosur t`ia kthejnë shpinën Albin Kurtit. Në fakt, janë dy kandidatët nga Lëvizja për Bashkim që garoi në koalicion parazgjedhor me “Vetëvendosjen”. Për më tepër, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli mund të jenë edhe në qeverinë e ardhshme Thaçi.

Largimin nga Lëvizja “Vetëvendosje” e ka konfirmuar për “Epokën e Re” kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku. “Po, është e vërtetë që dy kandidatët e Lëvizjes për Bashkim, nuk do të jenë përfaqësues të Vetëvendosjes në Kuvend”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se marrëveshja me Vetëvendosjen ka qenë vetëm parazgjedhore. Ai po ashtu ka konfirmuar bisedimet me PDK-në për qeverinë e ardhshme.

Ndërkohë, disa javë para zgjedhjeve të parakohshme, kreu i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku kishte thënë se do të bënte koalicion vetëm me ata që janë për bashkim kombëtar.

“Nuk është e saktë se ne e preferojmë opozitën. Ne duam ta marrim tërë pushtetin dhe ta formojmë një qeveri të bashkimit kombëtar dhe koalicion do të bënim me të gjitha ato parti politike që do të ishin pajtuar me programin e Bashkimit Kombëtar. Mirëpo pesë partitë politike që e kanë pasur këtë rast, mirëpo nuk kanë treguar interesim, shenja përmirësimi nuk duken, pra me ata nuk mund të bëjmë koalicion, ne do të bëjmë koalicion vetëm nëse ka interesim për bashkim kombëtar”, ka deklaruar më herët Klinaku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›