Kosovë, jep dorëheqjen Sekretari i MPB-së

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë Elhami Gashi, ka dhënë sot dorëheqje nga ky post.
Arsyet e dorëheqjes së Gashit nuk janë të ditura, por mësohet se kohëve të fundit ai është përballur me problem të shumta, si pasojë e hetimeve që janë duke u bërë në këtë Ministri për keqpërdorimet e bëra me rastin e lëshimit të lejeqëndrimeve dhe shtetësisë, raporton KosovaOnline.
Dorëheqja e Gashit vjen pas pezullimit të Islam Cakës, drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion i cili dyshohej për shkeljet e sipërpërmendura.