Kosove jepet verdikti per ldquoMedicusrdquo

Trupi gjykues i gjykatës themelore në Prishtinë, i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe një tjetër vendas, ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit e çështjes se transplantit të organeve, e njohur si “Medicus”.
Kështu, urologu Lutfi Dervishi është shpallur fajtor për krim të organizuar, në lidhje me veprën penale të trafikut të qënieve njerëzore, duke u dënuar me 8 vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh. Ndërkohë, Arban Dervishi, djali i Lutfiut, është shpallur fajtor për të njëjtën akuzë, duke u dënuar me 7 vjet e 3 muaj burg, plus 2.500 euro gjobë. I akuzuari tjetër, Sokol Hajdini është dënuar me 3 vjet burg. Ndërsa të pandehurit Islam Bytyçi dhe Sylejman Dulla janë dënuar me kusht me nga një vit burgim. Ish-zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Rrecaj është çliruar nga të gjitha akuzat. Në proçesin gjyqësor “Medicus”, paneli i gjyqtarëve ka dëgjuar dëshmitë e më shumë se 80 dëshmitarëve, në më shumë se 100 seanca gjyqësore, të cilat kanë nisur që në vitin 2011. Në të kanë qenë të akuzuar edhe mjeku izraelit Moshe Harel, i konsideruar si truri i rekurtimit të dhuruesve të organeve, si dhe mjeku turk Yusuf Sonmez, që bënte transplantet në klinikën e tij. Por që të dy nuk u paraqitën asnjëherë në gjyq.