E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove kenge per 5 vjecarenqe i mbijetoi ortekut

Te tjera rreth shkrimit VIDEO 9 viktimat vendi ne zi kombetare Topi ngushellon homologen kosovare Rama leter kryeministrit Thaci PRISHTINE - Tragjedine ne Restelice e kane raportuar edhe mediat e njohura perfshire AP Reuters e BBC. Televizioni britanik fillon artikullin me shpetimin e vajzes pese vjecare ndersa anetaret e afert te familjes gjeten vdekje ne jug te Kosoves. Ajo eshte gjetur rreth 10 m nen bore ndekohe qe eshte degjuar zeri i saj dhe nje zile telefoni qe binte raporton BBC.
Shaban Haxhi nga Restelica dhe imam ne kete fshat tregon per te perditshmen kosovare Express se ajo qe ka ndodhur mengjesin e se shtunes e ka tronditur. Ky banor tregon edhe nxjerrjen e vajzes se vogel te cilen sipas tij e shpetoi mrekullia e Zotit.
E kam degjuar nje te qare nepermes nje gypi dhe shpejt e kemi hjeke boren. Vajzen e kemi gjete te gjalle ne duar te nenes se saj tregon imami i emocionuar.
Tani Amsera gjendet e shtrire ne spitalin e Prizrenit dhe mjeket tregojne se eshte ne gjendje shume te mire shendetesore. Sipas mjekeve kur e kane derguar ne spital ishte vetem pak e ftohur por analizat treguan se ndodhet ne gjendje stabel. E rrethuar nga dajat dhe te afermit tjere vogelushja nuk e ka idene se cfare eshte duke ndodhur. Sipas nje personi i cili prezantohet si daja i saj Amsera deri tani nuk ka permendur as prinderit as vellain e saj.
12 ore pasi Amsera Reka u gjet e gjalle nen rrenoja e vetme ne njeren prej sallave te Spitalit te Prizrenit asaj i eshte kthyer buzeqeshja e rrethuar me njerez qe e duan dhe lodra. Ajo eshte tanime trashegimtarja e vetme e mbetur gjalle e fisit Reka.

KENGA
Dy artiste kosovare kane publikuar sot nje kenge kushtuar vogelushes 5 vjeeare Amsera Reka e cila u nxor e gjalle nga shtresat e bores ndersa humbi 9 anetaret e familjes ne Kosove. Kengen e tyre Gjira dhe Ardin e kane titulluar Fati ne fatkeqesi.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›