Kosovë, kreu i EULEX: Hetimi kërkon qartësimin e imunitetit

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, ka thënë edhe Kuvendit të Kosovës i takon që të merret me anëtarët e vet, të cilët janë në procedura hetimore.
Marnhac ka deklaruar se disa raste, të cilat janë në fazën e hetimeve mund të përfundojnë shpejt me gjykim, prandaj, sipas tij, nevojitet sqarimi i imunitetit.
“Ajo që është e rëndësishme që të përmendet këtu, është se ne kemi dashur të kemi disa qartësime në lidhje me imunitetin e anëtarëve të Parlamentit dhe që të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese që të qartësohet kjo”, u shpreh ai.
Kreu i EULEX ka përmendur rëndësinë e përfshirjes së Parlamentit në këtë proces, nisur nga fakti që kjo çështje ka të bëjë me deputetët.