Kosove kuvendi i komunave serbe kerkojne doreheqjen e Tadicit

I ashtuquajturi Kuvendi i bashkesive te komunave serbe ne Kosove ne mbledhjen dites se merkure ka kerkuar nderrimin e Boris Tadic-it nga posti i presidentit pasi eshte kritikuar politika e tij pranimit te dialogut me Prishtinen per ceshtje teknike e jo edhe per ceshtje te statusit. Kjo kerkese u eshte drejtuar deputeteve te Kuvendit te Serbise per shkak se sic thuhet ne konkluzionet e kesaj mbledhjeje Tadic-i me politiken e tij te brendshme dhe te jashtme ka rrezikuar perberjen e teresishme te Serbise.
Tadici nuk ka perfillur qendrimet e Kuvendit te bashkesive te komunave serbe ne Kosove qe garantojne minimumin e kushteve ekzistenciale per mbijetese ne Kosove por ka pranuar kompromisin me Bashkimin Evropian per bisedime teknike. Kjo do te thote pranimi i te ashtuquajtures Republike e Kosoves thuhet ne njerin nga konkluzionet e ketij Kuvendi te cilin e perbejne kryesisht anetaret dhe mbeshtetesit e strukturave paralele. Tadic akuzohet se ka mashtruar edhe te gjithe miqte serbe ne bote qe kane perkrahur luften politike per mosndryshimin e kufijve te Serbise thuhej ne deklaraten e bashkesive te komunave serbe ne Kosove.