E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani Fletevotimet digjen me nje tetor

Procedura e asgjesimit te fletevotimeve do te filloje me nje tetor deklaroi kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Shqiperi Arben Ristani.

Ristani e mbeshtet qendrimin e tij ne Kodin Zgjedhor gjegjesisht ne piken 6 te nenit 178 te tij. Sipas Ristanit pasi qe te kete vendosur per kete gje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te filloje punen ne pastrimin e kutive te votimit ne menyre qe edhe ato ti pergatis per zgjedhjet e ardhshme vendore.

Mendoj qe procesi duhet te filloje brenda nje tetorit deklaroi Ristani te marten per TV Klan.

Qendrimi i Ristanit erdhi vetem nje dite pasi qe KQZ hartoi nje projektvendim per hapjen e kutive te votimit dhe te materialeve zgjedhore. Ky veprim sipas kreut te KQZ mbeshtetet plotesisht ne Kodin Zgjedhor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›