E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, lirohen aktivistët e Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mbajtjeje të shkurtër ka liruar të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes ,të cilët ishin arrestuar pas përpjekjes për të penguar vizitën e Tadiçit në Kosovë.

Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar sot në rrugën Prishtinë-Besianë. Sipas zëdhënësit të kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniqi, personat e arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Blerim Maçastena, Astrit Dehari, Egzon Balaj, Zgjim Hyseni dhe Fidan Vllasaliu.

“Aktivistët u arrestuan sot rreth orës 10:30 në magjistralen Prishtinë-Besianë”, tha Erzen Vraniqi.

Ndërsa Dardan Mulliqaj, anëtar i lëvizjes, u shpreh se arrestimi i gjashtë aktivistëve është bërë pasi Vetëvendosje kishte organizuar bllokimin e rrugës Prishtinë-Merdare, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit serb, Boris Tadic, ambasadorit rus dhe atij bjellorus, që po i bëjnë Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›