Përplasje për tregun e Fierit, tregëtarët nuk pranojnë të largohen
Pas Beratit, edhe tregtarët e Fierit janë përfshirë në një konflikt të ashpër me policinë e rendit. Ndonëse janë paralajmëruar 2 muaj më parë nga bashkia për tu larguar nga tregu industrial, punonjësit nuk kanë pranuar të zhvendosen në ambjentet e reja të përcaktuara nga bashkia e Fierit. Tregtarët kanë këmbëngulur se nuk largohen në tregun e ri, pasi nuk mund të përballojnë qeranë e përcaktuar. Për këtë, ata i kanë bërë rezistencë forcave të policisë për të mos prishur tregun aktual, madje një prej tregtarëve ka qëlluar me gurë drejtuein e skrepit, icili po tentonte të rrëzonte një prej shtyllave të tregut.
Policia e Fierit ka identifikuar dhe shoqëruar një komisariat një grua, e cila akuzohet se ka plagosur drejtuesin e Skrepit. Veç saj, edhe katër përsona të tjerë kanë përfunduar në polici, për kundërshtim të urdhrave të policisë. Bashkia e Fierit ka nënshkruar një kontratë me pronarin e tregut të ri, pasi në atë ekzistues pengohen punimet për ndërtimin e pallatit të sportit, i cili sapo ka nisur. Që prej orëve të para të mëgjesit të sotëm, tregtarët nuk janë lejuar të ekspozojnë mallrat e tyre, në tregun aktual mbi rrjedhën e lumit Gjanica, madje ata kanë paralajmëruar se nuk do të ndalojnë së protestuari deri në zgjidhjen e këtij problemi.