E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk miratohen nga Kuvendi

Dy marrëveshjet e arritura më 8 shtator mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daciç në Bruksel nuk pritet të shkojnë për votim  në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshjen për Telekomin dhe Energjinë i ka miratuar të mërkurën kabineti qeveritar në formën e vendimeve.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka shpjeguar se dy marrëveshjet në fjalë nëse është e nevojshme apo nëse kërkohet, mund të procedohen në Kuvend, por ato janë produkte të marrëveshjes së ratifikuar më parë në Kuvend, përkatësisht vijnë nga dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›