E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë,Ivanoviç: Spo na certifikojnë për shkak të emrit

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanoviç ka thënë se Komisioni Qëndror Zgjedhor i Kosovës nuk e ka certifikuar për shkak të emrit të saj e jo për shkak të mangësive teknike.

Ne kemi marrë një letër nga KQZ ku thuhet se iniciativa jonë ka mangësi teknike, mirëpo kjo nuk është arsyeja kryesore për sanksionimin e listës tonë, por kjo ka ndodhur për shkak të emrit. Sidoqoftë këtë askush nuk dëshiron të na thotë, i ka thënë Ivanoviç televizionit publik serb.

Ivanoviç ka thënë se emri i listës që ai e udhëheqë, Srbija, Demokracia, Drejtësia ka shtuar se deri më 14 shtator ato që janë quajtur mangësi teknike do të hiqen

Është e qartë që problemi qëndron te emërtimi, mirëpo si ka mundësi që iniciativa malazeze nuk ju pengon atyre? ka thënë më tej Ivanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›