Kosove mediat Vokshi superdeputete
Gjykata komunale e Prizrenit ka pezulluar vendimin per gjobitjen me 250 euro te deputetes shqiptare Albana Vokshi e cila u akuzua fillimisht per prishje te rendit publik dhe ofendim te zyrtarit te policise kosovare.
Lajmin e ben te ditur e perditshmja kosovare Express e cila e ka cilesuar Vokshin si nje superdeputete e cila pati mbeshtetjen e dy kryeministrave te Shqiperise dhe Kosoves.
Sipas gazetes Vokshi ia ka arritur qellimit te saj edhe pse ka mbajtur nje sjellje arrogante ndaj trupit gjykues.
Gjithashtu Express ka siguruar edhe procesverbalin e gjykates qe tregon per sjelljen arrogante te deputetes shqiptare ndaj policit kosovar Bujar Shala ne piken kufitare.
Ju jeni kafshe dhe silleni si kafshe. Kafshe je ti dhe do te shihemi se ti kujton se mund tia kalosh lehte me mua. Une jam deputete ka deklaruar Vokshi.