E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni partite shqiptare pro zgjedhjeve

Shumica e partive politike shqiptare ne Maqedoni jane pro mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme.

Reagimi i tyre ka ardhur pas nismes se LSDM-se per ngritjen e nje mocioni mosbesimi ndaj qeverise Gruevski ne Parlament.

Partia Demokracia e Re ka deklaruar se mbeshtet cdo propozim qe vjen per largimin e kesaj qeverie pjese e te ciles eshte edhe BDI-ja e Ali Ahmetit.

Ne jemi pro zgjedhjeve te parakohshme jemi kunder nje qeverie anti-shqiptare dhe anti-integrimeve euro-atlantike. Prandaj ne do mbeshtesim cdo propozim qe vjen per largimin e saj ka deklaruar zedhenesi i DR Arianit Hoxha.

Me heret edhe PDSH ka paralajmeruar se eshte e gatshme te ballafaqohet ne zgjedhje te parakohshme.

Kryetari i saj Menduh Thaci ne disa dalje publike ka shprehur interesin per largimin e kesaj qeverie e cila vleresohet se ka deshtuar ne planin e integrimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›