Kosove, memorial per viktimat ne Bllace
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi, ka zbuluar ne Bllace te Hanit te Elezit nje pllake perkujtimore, ne shenje kujtimi per te gjithe ata qe ishin perndjekur nga pushteti serb dhjete vjete me pare. “Ndihem teper mire kur krahasoj se ne ate periudhe te 24 marsit, ketu ka pasur ushtri, polici, paramilitare dhe vrases serbe, ndersa kemi simbolet e shtetit te Republikes se Kosoves. Kurre nuk do te kete kthim ne te kaluaren”, ka thene Thaçi.
Po ne Gllogjan te Deçanit, eshte mbajtur nje manifestim qendror, qe shenoi 11 vjetorin e epopese se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves ne Dukagjin dhe 10 vjetorin e nderhyrjes se NATO-s. Ceremoni perkujtimore gjithashtu jane zhvilluar edhe ne shume qytete te vendit.