Craddock: Kosova ende jo faktor stabiliteti
Uashington -Komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali John Craddock ka deklaruar se Kosova nuk është ende burim stabiliteti në Ballkan, por megjithatë ai ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në konsolidimin e pavarësisë së Kosovës dhe se do të vazhdojnë përpjekjet të tilla diplomatike dhe politike derisa Kosova të ketë zbatuar rekomandimet që dalin nga Plani i Ahtisaarit.
Gjenerali Craddock në raport ka para Komitetit Ushtarak të Senatit amerikan, ka theksuar se, në planin afatgjatë, pala amerikane është e përkushtuar jo vetëm në ofrimin e sigurisë, por edhe në ofrimin e ndihmës konkrete për rirreshtimin e sektorit të sigurisë në Kosovë.
“Të gjithë do të punojmë në mënyrë energjike në përshpejtimin e reformave të sektorit të sigurisë në rajonin e Ballkanit, sikur edhe në çështjet serioze siç janë trajnimi dhe pajimi e forcave që do të mund të marrin pjesë në operacionet në Irak dhe Afganistan”, thuhet në raportin e gjeneralit Craddock – i cili ka shtuar gjithashtu se, me qëllim të arritjes së një bashkëpunimi më të fortë ushtarak, do të organizohen takime në kuadër të Partneritetit për Paqe, manovrat e përbashkëta, sikur edhe vizitat e ndërsjella të delegacioneve të larta ushtarake.
Craddock, i cili në vitin 1998 ishte i ngarkuar me përgatitjen e operacioneve fillestare të forcave amerikane në fushatën e NATO-s ndaj caqeve serbe, ka thënë se Komanda e Forcave të Përbashkëta Amerikane dhe të NATO-s do t’i vazhdojnë programet për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Ai po ashtu ka folur edhe për pranimin e Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë në NATO, bisedimet intensive me Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, sikur edhe përpjekjet për afrimin e Serbisë me Aleancën Veriatlantike. telegrafi/start