Kosovë, miratohet buxheti për vitin 2026

PRISHTINË, 20 shkurt /ATSH/ Kuvendi i Kosovës ka miratuar në tërësi projektbuxhetin për vitin 2026.
Buxheti i vitit 2026 u votua sot nga 62 deputetë, ndërsa kundër ishin 36 deputetë nga partitë opozitare.
Ky buxhet, rreth 4 miliardë euro, u tha se është i përkohshëm dhe emergjent dhe se ai do të rishikohet në muajt në vazhdim.
Në seancën e sotme nuk u përkrah asnjë amendament i partive opozitare të cilët kishin implikime financiare, ndërkaq u mbështetën dy amendamente për përfshirje në buxhet të buxhetit të komunave të Prishtinës dhe Shtimes.
/KosovaPress//r.e/