E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla pret deputetin britanik Paul Foster: Shkëmbimi i përvojave rrit standardet e përfaqësimit

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në Kuvend anëtarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Paul Foster si dhe delegacionin e “Westminster Foundation for Democracy”, ku bënte pjesë edhe ish-deputeti John Grogan.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komunave, më e rëndësishmja në parlamentin britanik.

“Shkëmbimi i përvojave me Dhomën e Komunave është shumë i dobishëm për rritjen e standardeve të përfaqësimit, forcimin e marrëdhënies zgjedhës i zgjedhur, si dhe përmirësimin e etikës dhe transparencës në detyrën e deputetit”, u shpreh Balla.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen ndër vite të “Westminster Foundation for Democracy” ndaj Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se “kontributi i WFD ka qenë i vyer në forcimin e praktikave parlamentare dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në vend”.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›