Kosove miratohet plani per piken 31

Takimi i nivelit të lartë politik për vendosjen e mënyrës sesi do të funksionojnë doganat pas datës 15 shtator, ashtu sic u paralajmërua paraditen e së martës nga Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi u zhvillua në ndertesën e qeverisë pasditen e së martës. (UPDATE)
Por gazetarët mundën të depërtojnë vetëm deri te rrethojat e objektit institucional në të cilin për gati tri orë ishin mbledhur kryeministri i Kosovës dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare.
Kamerat televizive filmuan disa nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare duke dalë nga objekti qeverisë. Pjesë e takimit ishin komandanti i KFOR-it Erhard Dreus, zëvendësshefi i EULEX-it Andy Sparks, ambasadori amerikan Kristofer Dell dhe përfaqësuesit e tjerë të vendeve të Kuintit.
Burime brenda qeverisë së DoganatMitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve Serbia: Jo vulave të KosovësLjajic: Rrezik me 16 shtator Kosovës duke folur në kushte anonimiteti konfirmuan se marrëveshja për funksionalizimin e doganave është kryer. Në takim, sipas këtij burimi është diskutuar situata e sigurisë në Veriun e Kosovës dhe ngjarjet që mund të pasojnë, funksionalizimin e doganave.
Ky zyrtar i lartë qeveritar tha se po kështu janë shqyrtuar modalitetet, nëse stafi policor dhe ai i doganave duhet të dërgohet me helikopter apo me automjete.
Nga burime të tjera të afërta me takimin mësohet se doganierët kosovarë do të dërgohen vetëm në pikën kufitare 31 në Bërnjak, ndërkaq pika 1 do të marrë akoma kohë deri në riparimin e saj.
Para takimit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka folur për radion Europa e Lire.
“Plani është të rihapen pikat doganore 1 dhe31 me autoritetin suprem të institucioneve të Republikës së Kosovës” citohet të ketë thënë kryeministri Thaci, duke thënë se në veri do të dërgohen policët dhe doganierët kosovarë të cilët do të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe KFOR-in.
Kryeministri Thaci më tej ka thënë se të ardhurat nga pikat kufitare 1 dhe 31 dhe qarkullimi i mallrave nga Serbia në Kosovë do të derdhen drejtpërdrejtë në buxhetin e Kosovës dhe do të shpërndahen si të gjitha mjetet në buxhetin e konsoliduar.
Marrëveshja për hapjen e kufirit me Serbinë në veri të Kosovës, vjen pas dakordimit në Bruksel mes Prishtinës e Beogradit që të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Nigeri, përplasje për Kosovën
Autoritete të larta të shtetit të Nigerisë janë përplasur për Kosovën. Dikush do ta njohë Kosovën shtet, dikush jo. Kembell, këshilltar i Thacit
Alister Kembell i rikthehet sërish marrëdhënieve me publikun. Kësaj here jo për Toni Bler, por për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci. Kosovë, të vuash për vizë kroate
Në rast se mund t’ju besohej deklaratave të kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit Thaçi dhënë para pak javësh në Prishtinë, shtrohet pyetja se përse shtetasit kosovarë së paku nuk janë të lehtësuar në procedurat e marrjes së një vize kroate. OSBE: Më shumë për të riatdhesuarit
Misioni i OSBE-së në Kosovë u bën thirrje institucioneve vendase për më shumë veprim në mbështetje të personave të riatdhesuar. Gjenerali Drews viziton bazën e FSK-së
Pak ditë pasi mori detyrën, komandanti i ri i KFOR-it Erhard Drews zhvilloi vizitën njohëse në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lajmet kryesore
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
"Zgjedhjet të bëhen për popullin"
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave