Top Show vrasja e gjyqtarit Konomi

Top Show nisi sezonin e ri. Analistë, gazetarë, përfaqësues të medias e të drejtësisë, diskutuan për ngjarjen e së premtes së 9 shtatorit që tronditi jo vetëm qytetin e Vlorës, por mbarë Shqipërinë; vrasjen e tipit mafioz të gjyqtarit të Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës, Skerdilajd Konomi.
I ftuar në studio, gazetari Arjan Konomi, i afërm i të ndjerit, Skerdilajd Konomi, i qendroi deklaratës së tij pak ditë më parë kur i mëshoi më tepër pistës së vrasjes për shkak të pronave.
“Mund të ishtë bërë më para atentati, pa u marrë prona në Gjykatën e Lartë. Por atentatorët nuk kanë besuar se Skerdilajdi do të merrte atë pronë. Kjo ka qenë më tepër një formë hakmarrje për të trembur drejtësinë Mund të ishtë bërë më para atentati, pa u marrë prona në Gjykatën e Lartë. Por atentatorët nuk kanë besuar se Skerdilajdi do të merrte atë pronë.
Arjan Konomi
I afërm i gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi dhe qytetarët”, tha Konomi.
Ndërkohë, gazetari i gazetës MAPO, Habjon Hasani, që ka ndjekur cështjen që nga nisja e saj, tha se hetimi vazhdon në të dyja pistat, si ajo për shkak të detyrës ashtu edhe tek pista e dytë, për shkak të pronave. Hasani tha se hetuesit janë përqendruar më shumë në pistën e dytë, atë të vrasjes për shkak të detyrës.
“Asnjë nga dy kollonat nuk është përjashtuar, për shkak të detyrës dhe për shkak të pronësisë. Në kollonën e dytë janë 3 vatra, një në Vlorë dhe dy në Gjirin e Lalzit. Për Gjirin e Lalzit një vendim nga Gjykata e Lartë që i dha Skerdilajtit sasi të madhe toke dhe e dyta bëhet fjalë për një padi penale në prokurori për falsifikim dokumentesh ndaj palës kundërshtare në Gjykatën e Lartë”, tha Hasani.
Ndërkohë, gjyqtarja Manjola Bejleri, njëkohësisht edhe kryetare e Unionit të Gjyqtarëve dhe sa vrasja është komplekse dhe grupi hetimor i saj ndodhet nën presion për shkak të impaktit që shkaktoi mënyra e ekzekutimit. Ajo tha se nuk duhet përjashtuar asnjë pistë për vrasjen.
“Politika e pushteti po na rrëmbejnë pronat”
I ftuar në studion e Top Show, Agim Toro, nga shoqata “Pronësi me Drejtësi”, gjatë fjalës së tij, lidhur me pronat, marrë shkas nga ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, tha se njerëz të veshur me pushtet e politikë po u rrëmbejnë pronat pronarëve të vërtetë.
“Persona të veshur me pushtet e politikë po rrëmbejnë pronat e pronarëve të rrëmbyera nga një regjim pa të drejtë dhe pa asnjë shpërblim”, tha zoti Toro.
Më tej ai tha se cështja e pronave është një plagë e madhe që pengon zhvillimin e vendit. Toro kritikoi mënyrën se si është manaxhuar dhe se si është dashur të zgjidhet kjo cështje që nga vitet ’90.
“Mbi 8100 persona kanë humbur jetën nga viti 1990 e deri më sot për shkaqe të pronësisë, një mesatare, 1 person në ditë”, denoncoi Toro.
Vrasja e gjyqtarit
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave
Konomi, hetim për pronat
Policia drejt vrasësit të Konomit
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Arrestohet avokati, kërcënoi gjyqtarin
Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar sot një avokat të njohur, pasi ky i fundit kërcënoi me jetë një gjyqtar. Kukës, shembet miniera e Kalimashit
Një galeri është shembur në minierën e Kalimashit, në Kukës, ku kanë mbetur të bllokuar dy minatorë. Tiranë, burri vret me thikë gruan
Ekzekutohet nga bashkëshorti me thikë një grua në Shkozë të Tiranë, ndërsa hetimet e para flasin se akti i rëndë është kryer për motive të xhelozisë.
Shalë, digjet godina e komunës, në pranga autori
Policia arreston autori i djegies së godinës se komunës Shalë dhe njofton se në pranga ka përfunduar 45-vjecari Frrok Toma. Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
Një foshnje e sapolindur humbi jeten në maternitetin e Vlorës, pasi nena e tij 27-vjecare e hodhi nga dritarja e më pas është hedhur edhe vetë.
Lajmet kryesore
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
PS, akuza të forta për korrupsionin në Bulqizë
Agron Kulicaj padit Sajmir Tahirin
Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave