Kosove ndryshimet kushtetuese drejt fundit

Zgjedhjet presidenciale, ku populli do ta zgjidhte direkt të parin e shtetit, sipas të gjitha gjasave mund të mbahen në vjeshtën e vitit 2012, ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar në muajin prill ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behxhet Pacollit.
Kjo pasi Komisioni Kuvendor për Ndryshimin e Kushtetutës është duke i kryer punët brenda afateve që janë përcaktuar në marrëveshjen që i pati dhënë fund krizës presidenciale.
“Sipas axhendës ne duhet t’i dorëzojmë deri në janar këto amendamente të cilat parashikohet që në mars të jenë të miratuara sepse sipas Kushtetutës, për 12 ditë dërgohen në Gjykatën Kushtetuese dhe gjykata duhet të vlerësojë nëse janë në përputhje me kreun për të drejtat dhe liritë e njeriut. Sipas rezolutës, 6 muaj nga miratimi duhet të mbahen zgjedhjet, dmth nga fundi i verës ose në fillim të shtatorit”, thotë Arsim Bajrami, Kryetar i Komisionit Kuvendor për Ndryshimin e Kushtetutës.
Sipas Bajramit, Komisioni ka përfunduar fazën e dytë, atë të komunikimit me qytetarë, ndërsa në fazën finale, nga 20 nëntori deri më 5 dhjetor të këtij viti, partitë politike do të kenë mundësi të komentojnë ndryshimet, para se ato të dërgohen në Kuvend për miratim.
Bajrami ka publikuar edhe rezultatin e një ankete të realizuar me qytetarë, për disa çështje që kanë të bëjnë me atë se sa duhet të jetë mosha e presidentit, vendi ku duhet të betohet, kohëzgjatja e mandatit, e të tjera.
69% e qytetarëve kanë menduar që kandidati për president t’i jetë të paktën 35 vjeç, ndërsa, 55% mendojnë se vendi ku duhet të betohet është Gjykata Kushtetuese, para kryetarit të saj.
Po ashtu, Bajrami ka njoftuar se mandati i presidentit do të jetë 5-vjeçar, në mënyrë që të mos përputhet me atë të institucioneve të tjera, dhe që zgjedhjet të mos mbahen në të njëjtën kohë, për shkak të vështirësive që mund të krijohen në menaxhimin e tyre.
Edhe pse Presidenti do të zgjidhet direkt nga populli, Komisioni në fjalë nuk është marrë fare me ndryshimin e kompetencave të Presidentit për shkak se nuk e ka një mandat të tillë nga Kuvendi.
Në mënyrë që reforma të jetë plotësisht funksionale, anëtarët e tij u shprehën të gatshëm që të merren edhe me këtë çështje dhe se sipas tyre, deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale ndryshimet mund të kryhen.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova “S’kemi pretendime territoresh”
Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër fqinjë sikurse Serbia e cila duhet të mos cenojë sovranitetin e Kosovës, përderisa synon integrimin në Bashkimin Europian. Policia kosovare, stacion në Kroin e Vitakut
Nga dita e premte, stacioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicë ka ngritur një pikë kontrolli në lagjen problematike të Kroit të Vitakut. Britania: Serbia t’i rikthehet dialogut
Ministri i Jashtëm britanik, Willaim Hague ka deklaruar se Serbia duhet të kthehet sa më parë në tryezën e bisedimeve me Kosovën. Jeremic: Pasaportat ruse, apel për ndihmë
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se kërkesa për pasaportë ruse e serbëve të Kosovës është një apel për ndihmë. Kosovë, diskutohet projekt-buxheti i 2012-s
Kuvendi i Republikës së Kosovës diskutoi të enjten projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2012-s.
Lajmet kryesore
Pogradec, procedim penal ndaj edukatores
Për helmimin e tre fëmijëve
Prova e radhës e presidentit
Fier, qarku me dy kryetarë
SHBA vlerësojnë zhvillimet politike
Gjyqtarët: Jo presioneve