E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kosovare stacion ne Kroin e Vitakut


Nga dita e premte, stacioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicë ka ngritur një pikë kontrolli në lagjen problematike të Kroit të Vitakut.

Lajmin e bën të ditur “REL”, që i referohet një komunikate për shtyp të shpërndarë nga vetë Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, në këtë pikë kontrolli do të ketë prani policore 24 orë në 24 dhe kushtet për agjentët që do të jenë në detyrë do të jenë të volitshme.

Në njoftimin e policisë thuhet më tej se vendimi për ngritjen e kësaj pike kontrolli është bërë në bazë të metodologjisë së Veriu i KosovësAshton: Dialogu rifillon së shpejti Krasniqi: Paktet për kufijtë, në Kuvend Opozita: Qeveria dështoi me veriun re të punës në sektorë.

Lagjia Kroi i Vitakut u bë më herët gjatë muajit skenë e një ngjarjeje të rëndë, ku një polic serb u vra dhe dy banorë serbë u plagosën.

Gjithcka ndodhi pas një përleshjeje mes një grupi serbësh dhe një grupi shqiptarësh, të cilët në lagjen në fjalë jetojnë fare pranë njëri-tjetrit.

Policia e Kosovës ka kryer një seri aksionesh e bastisjesh në kërkim të autorëve të vrasjes, por deri tani nuk ka rënë dot në gjurmët e tyre.

Pas kësaj ngjarjeje, situata në veri të Mitrovicës ka vijuar e qetë, pa konflikte, por banorët serbë kanë vijuar me vendosjen e disa barrikadave.

Pritet që situata të zhbllokohet në raundin e ri të bisedimeve, që sipas gjasave do të zhvillohet të hënën, ku dhe do të miratohet marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, ndryshimet kushtetuese drejt fundit
Zgjedhjet presidenciale, ku populli do ta zgjidhte direkt të parin e shtetit, sipas të gjitha gjasave mund të mbahen në vjeshtën e vitit 2012, ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar në muajin prill ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behxhet Pacollit. “S’kemi pretendime territoresh”
Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër fqinjë sikurse Serbia e cila  duhet të mos cenojë sovranitetin e Kosovës, përderisa synon integrimin në Bashkimin Europian. Britania: Serbia t’i rikthehet dialogut
Ministri i Jashtëm britanik, Willaim Hague ka deklaruar se Serbia duhet të kthehet sa më parë në tryezën e bisedimeve me Kosovën. Jeremic: Pasaportat ruse, apel për ndihmë
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se kërkesa për pasaportë ruse e serbëve të Kosovës është një apel për ndihmë. Kosovë, diskutohet projekt-buxheti i 2012-s
Kuvendi i Republikës së Kosovës diskutoi të enjten projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2012-s.

Lajmet kryesore

Pogradec, procedim penal ndaj edukatores
Për helmimin e tre fëmijëve
Prova e radhës e presidentit
Fier, qarku me dy kryetarë
SHBA vlerësojnë zhvillimet politike
Gjyqtarët: Jo presioneve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›