E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove nis fushata parazgjedhore 29subjekte ne gare

PRISHTINE- Ne Kosove nis sot fushata parazgjedhore per 29 subjektet politike te cilat do te marrin pjese ne zgjedhjet e e para parlamentare pas shpalljes se pavaresise se Kosoves me 12 dhjetorit. Per dhjete dite me radhe partite politike do te shpalosin programet dhe idete e tyre. Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi i ka ftuar ato per nje fushate te ndershme dhe korrekte.

U bej thirrje te gjitha subjekteve politike qe fushaten parazgjedhore ta bejne ne perputhje me ligjin dhe rregullat ne fuqi duke zhvilluar gare korrekte te programeve dhe ideve pa nxitur dhe provokuar urrejtje e mosdurim.

Nje fushate korrekte dhe demokratike do te na siguroje votim te qete e te rregullt dhe perfundim te suksesshem te te gjithe ketij procesi te rendesishem zgjedhor ka thene Krasniqi.

Gjiashtu Krasniqi ka bere thirrje per respektim te plote te Kodit te Sjelljes i cili eshte miratuar dite me pare nga vete partite politike.

Nga 29 subjekte politike qe do te marrin pjese ne zgjedhje 7 i perkasin shumices shqiptare 8 jane nga radhet e komunitetit serb 4 jane subjekte boshnjake 2 turke dhe 8 subjekte nga pakicat e tjera.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka ka kerkuar fushate me te qete nga ajo qe eshte para ne zgjedhjet e kaluara. Kjo njeheresh eshte kerkese edhe e autoriteteve nderkombetare qe veprojne ne vend.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka akredituar mbi 6500 vezhgues vendore dhe nderkombetare per monitorimin e zgjedhjeve.
s.g/europaelire/balkanweb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›