Kosove nis procesi i numerimit te popullsise

Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë nis sot në Kosovë dhe do të vazhdojë gjatë 15 ditëve të ardhshme. Ky është regjistrimi i parë në 30 vitet e fundit dhe projekti kushton 11 milionë euro, prej të cilave 30 për qind sigurohen nga buxheti i Kosovës, ndërsa 70 për qind janë mbështetje nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Një nga shqetësimet që ka shoqëruar procesin e përgatitjeve, ka qenë edhe regjistrimi i komunitetit serb në veri të Kosovës. Atje, përfaqësues të këtij komuniteti, kanë thënë se ende nuk ka kushte për regjistrim të popullsisë dhe për pjesëmarrjen e Serbëve në këtë proces. Projekti do të monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, “Eurostat”.