E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS padit OSSH-ne Beqja Dorezuam dosjen e abuzimeve

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka depozituar në prokurori një kallëzim për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Sipas Beqes, mënyra e faturimit të energjisë elektrike për qytetarët bëhet me dy standarte ndërsa për këtë fajtor është kryeministri.

“Jam këtu për të thënë se mënyra e faturimit të sistemit të shërpndarjes është me dy shtresa. Kam ardhur këtu për të bërë një padi për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Kryeministri u premton shqiptarëve se do t’u falë faturat e papaguara, por ai ua merr paratë shqiptarëve nëpërmjet këtyre faturave pasi është vetë aksioner në atë kompani’-tha deputeti Ilir Beqja.

Vetëm disa ditë më parë qerveria fali faturat e papaguara të energjisë për 270 mijë familje shqiptare. Vendimi u bë publik nga vetë kryeministri i cili sqaroi se borxhi i konsumatorëve familjarë që do të falet, kap shifrën e 400 milionë dollarëve dhe se 98 % e këtyre detyrimeve janë të familjeve të shtresave në nevojë.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›