E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove nis zyrtarisht fushata. Krasniqi thirrje per zgjedhje demokratike

Presidenti ne detyre i Kosoves Jakup Krasniqi ne nje interviste ne Studio e hapur te Eni Vasilit ka folur per situaten politike atje dhe pergatitjet per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit. Ndersa ne Kosove ka nisur fushata zgjedhore zoti Krasniqi adreson mesazhin e tij per qytetaret dhe partite politike. Sipas tij politika duhet te punoj per zgjedhje te lira.

Qytetaret e Kosoves gezojne te drejten e tyre kushtetuese per te dale ne zgjedhje. Duhet ta shfrytezojne te drejten e tyre per te avancuar demokracine perfaqesuese dhe ta shfrytezojne te drejten e tyre per te ndihmuar krijimin e insitucioneve te reja dhe demokratike ne Kosove dhe ne kete rrafsh do ta ndihmojne shume konsolidimin dhe stabilizimin jo vetem institucional por edhe politik. Kam nje mesazh edhe per partite politike qe do te garajone. Eumlshte pergjegjesia kryesore e subjekteve politike per te ruajtur rregullsine lirine dhe fshtehtesine e votes se qytetareve dhe mos ta deformojne vullnetin e qytetareve te Kosoves qe do e shprehin ne kutine e votimit me 12 dhjetor 2010 tha Krasniqi.

Ndersa Fatmir Sejdiu la postin e presidentit pas nje vendimi te Gjykates Kushtetuese qe e vleresonte si jo ne perputhje me kushtetuten mbajtjen e postit te presidentit dhe te kryetarit te Lidhjes Demokratike nga ana e tij zoti Krasniqi i cili mban edhe poste partiak ne PDK nuk e cileson te njejte situaten.

Para disa kohesh kam derguar nje sqarim ne gjykaten Kushtetuese te republikes se Kosoves dhe kam kerkuar se sa mund te bie ndesh kjo. Une nuk jam president i zgjedhur jam ushtrues i detyres. Ne kete rrafsh nuk ka kunderthenie mes pozites qe kam si sekretar i pergjithshem i Partise Demokratike dhe detyres se presidentit qe e ushtroj ne mungese te presidentit tha Krasniqi.

Presidenti ne detyre i Kosoves tha se do te jete pjese e fushates se PDK pasi ai eshte i perfshire edhe ne listen per deputet.

Taulanta Boja

Azhornuar se fundi e merkure 01 dhjetor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›