E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, opozita kritikon qeverine per paaftesi

Opozita kosovare vazhdon te kerkoje qartesimin e kompetencave te misionit europian te EULEX-it dhe UNMIK-ut.

Sipas opozites, institucionet e Prishtines kane mungese vizioni ne ne shtrirjen e autoritetit te tyre ne gjithe territorin e vendit. Sipas liderit te Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci, lideret kosovare kane paaftesi per te menaxhuar shtetin dhe po shfaqen te paqarte ne ushtrimin e kompetencave mes autoriteteve nderkombetare dhe atyre vendase ne Kosove, duke i hapur rruge zbatimit te planit 6 pikesh te Ban Ki Munit.

Te njejtin shqetesim ka shprehur edhe kryetarja e partise reformiste ORA, Teuta Sahatqija, sipas se ciles, krijimi i nje situate ku askush nuk e ndjen veten pergjegjes per gjerat qe ndodhin ne Kosove, mund te kete pasoja te renda per vendin.


Kritika vijne edhe nga kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, i cili gjate nje vizite ne Mitrovice ka theksuar se qeveria eshte e paafte per te vendosur rendin dhe ligjin ne veri te Kosoves.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›