E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci kundershton propozimin e Tadic

Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, ka deklaruar se kerkesa per fillimin e zbatimit te Planit Gjashtepikesh eshte perpjekje per te ringritur tensionet brenda Kosoves dhe ne raportet e saj me Serbine. Ne nje interviste per BBC-ne, Kuci tha se kjo ceshtje eshte mbyllur dhe Kosova do te zbatoje vetem aktet e veta juridike dhe ligjet e saj ne tere territorin.

Deklaratat e zevendeskryeministrit pasuan nje leter te presidentit serb Boris Tadic, derguar Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki Moon, me te cilen kerkohet percaktimi i nje axhende per fillimin e zbatimit te Planit Gjashtepikesh, qe u miratua ne Keshillin e Sigurimit se bashku me nje pergjigje katerpikeshe te Prishtines zyrtare.

Kuci tha se shtrirja e Misionit Evropian per Drejtesi dhe Polici, EULEX eshte nje simbolike me perceptim pozitiv per qytetaret e Kosoves. Sipas tij, cdo shmangie nga qendrimi apo tendenca per te shtrire autoritetin ne tere territorin e Kosoves, shenon shmangie nga misioni i EULEX-it dhe kjo do te rishqyrtohet seriozisht.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›