E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove opozita kunder Thacit

Opozita kosovare sërish reagon kundër veprimeve të kryeministrit Hashim Thaçi. Pak ditë pas publikimit të vendimit të Gjykatës kushtetuese lidhur me mandatin e presidentes Atifete Jahjaga ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo parti, e cila është pjesë e marrëveshjes që e solli Jahjagën në pushtet, kërkon respektimin e saj në përpikmëri. Në një komunikatë për media thuhet se:

“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga palët nënshkruese, Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli dhe zonja Atifete Jahjaga, që ta respektojnë marrëveshjen në tërësi, që të mund të çohen përpara reformat që vendi të ketë presidentin që do të dalë nga vullneti dhe nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve Sot, pa një koalicion të ri të PDK-së, nuk mund të ketë shitje të PTK-së, Trepçës dhe as autonomi për veriun. Prandaj, iu bëjmë thirrje të gjitha partive opozitare që të mos bëjnë negociata me Thaçin

Albin Kurti
Kryetar i lëvizjes Vetëvendosje të Kosovës”.

Nga ana tjetër, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u bëri të mërkurën thirrje të gjitha partive opozitare që të mos bëjnë aleancë me PDK-në, e cila sipas tij nuk i ka sjellë asnjë të mirë Kosovës.

Kurti është shprehur se PDK është në kërkim të një koalicioni të ri për tre çështje, të cilat sipas tij janë: dhënia e autonomisë për veriun e Mitrovicës, shitja e minierës së Trepçës dhe shitja e PTK-së.

“Sot, pa një koalicion të ri të PDK-së, nuk mund të ketë shitje të PTK-së, Trepçës dhe as autonomi për veriun. Prandaj, lëvizja Vetëvendosje iu bën thirrje të gjitha partive opozitare që të mos bëjnë negociata me Thaçin dhe PDK-në për një koalicion të ri qeverisës”, ka deklaruar Kurti.

Sipas raportimeve të “RTK”, Kurti ka ftuar gjithashtu partitë opozitare që të firmosin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, i ngritur nga Vetëvendosje më 2 dhjetor të vitit të kaluar.

“Është koha që edhe subjektet e tjera opozitare ta nënshkruajnë këtë mocion. Mocioni i mosbesimit ndaj kësaj qeverie është rruga e duhur për të ecur përpara dhe jo negociatat e reja, që e shpëtojnë kryeministrin duke e coptuar dhe shitur Kosovën”, ka thënë Kurti.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Glauk Konjufca ka deklaruar se, njëvjetorin e ndërhyrjes së forcave speciale të policisë së Kosovës në veri të vendit, qeveria po përgatitet që për veriun të hyjë në negociata me Serbinë.

Dy ditë më parë ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që përjashtoi mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës nëse kryeministër i Kosovës mbetet Hashim Thaçi.

Ky subjekt politik bëri të qartë se dëshiron përgjegjësi të plota në qeveri, në të cilën kryetar i saj do të ishte vetëm Ramush Haradinaj. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›