E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder nuk i jep leke per ne kazino plagos nenen e moshuar

Një 64-vjeçar shkodran ka tentuar të vrasë nënën e tij, sepse nuk i ka dhënë të holla për të luajtur në kazino. Ngjarja e pazakontë, që për pak ka devijuar në krim në familje, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Manush Alimani”, të qytetit të Shkodrës.

Burimet policore bëjnë të ditur se 64-vjeçari Bujar Kotrri ka tentuar të vrasë nënën e tij, 84 vjeç, në banesën ku jetonin duke e goditur me mjete të forta.

E moshuar ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që policia ka prangosur 64-vjeçarin. Sipas policisë, Kotrri njihet si person problematik në familje, pasi konsumon sasi të mëdha alkooli dhe është frekuentues i lokaleve të lojërave të fatit. Bujar Kotrri jetonte vetëm me nënën e tij, në një pallat në hyrje të qytetit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›