Kosove partite gati per zgjedhje

Duket se kundershtimet mes dy partive po e dergojne vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme opsion ky qe nuk e kundershton as Jakup Krasniqi qe ka marre perkohesisht ne dore drejtimin e shtetit.
PDK pretendon qe pas nje mandati dyvjecar te Sejdiut presidenti te zgjidhet nga nje parti tjeter.
Nuk jemi rakorduar per kete pasi duhet te merret ne konsiderate aspekti kohor. Ky eshte nje problem per te gjithe dhe jo vetem per PDK-ne deklaron Rame Buja kryetar i grupit parlamentar te PDK-se.
Por LDK insiston qe kreu i shtetit te zgjidhet serish nga kjo parti pasi sipas saj mandati i Sejdiut eshte lene pergjysme.
Duhet respektuar Kushtetuta dhe te vazhdohet mandati pasi ndryshe nuk ka baze ligjore ka deklaruar Ismet Beqiri kryetar i grupit te LDK-se.