E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi ekstremistet levizin me autobus policie

Nje video ne te cilen duken qarte anetaret e grupit te ekstremit te djathte Kristi Avgji te cilet zbresin nga nje autobus i policise greke dhe marrin pjese ne nje miting kunder emigranteve eshte publikuar ne internet.

Sipas videos zbulohet qarte marredhenia protektive qe kane organet policore me organizaten ekstremiste. Ngjarja ndodhi 2 dite me pare ne nje lagje te Athines te populluar nga nje numer i madh emigrantesh. Pasi demonstruan kunder te huajve anetaret e Kristi Avgji hipen serish ne autobus per tu larguar ne drejtim te paditur.

Pas publikimit te pamjeve reaguan ashper organizatat e majta te cilat i bene thirrje Ministrise se Mbrojtjes se Qytetarit ne Greqi te hetoje ceshtjen dhe te vere para pergjegjesise shefin e repartit te nderhyrjes se shpejte me dijenine e te cilit eshte kryer edhe transporti i anetareve te Kristi Avgji.

Nga ana e saj Drejtoria e Policise se Atikes hodhi poshte bashkepunimin mes policise dhe ekstremisteve edhe pse ne video kjo duket qarte. Policia thote se i ngjiti eksremistet ne autobusin e saj per ti kontrolluar. Sakaq ministri grek i Mbrojtjes se Qytetari ka deklaruar se do te kerkoje nje hetim per kete ceshtje e me pas do te dale me nje qendrim zyrtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›